Situata në skenën politike në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare, është e fragmentuar dhe me tensione, ku mungon komunikimi ndërmjet partive politike, tha në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti, analist i Grupit të Ballkanit për Politika. “Skena politike kaloi shumë më mirë seç pritej gjatë periudhës parazgjedhore. Fushata ishte e mirë, e moderuar, pa probleme të mëdha. Ndërsa, pas zgjedhjeve, tërë ky proces reflekton situatën politike dhe marrëdhëniet politike mes partive gjatë gjithë periudhës 3-4 vjeçare që kemi kaluar.”