Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Zgjedhjet e Parakohshme: Analizë ligjore dhe skenarët e mundshëm

Artikulli i fundit i Grupit për Ballkan “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe zgjedhjet e parakohshme: Analizë Ligjore dhe Skenarët e mundshëm”, përshkruan skenarët e mundshëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cili vendosi se zgjedhja e qeverisë së Kryeministrit Avdullah Hoti nuk mori shumicën e nevojshme për shkak të pavlefshmërisë së një prej 61 votave në Kuvendin e Kosovës, i cila ka 120 ulëse.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar më 6 janar 2021, shkaktoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të cilat janë caktuar për datë 14 Shkurt 2021.

Artikulli paraqet kalendarin dhe rrugën për zgjedhjen e presidentit të ri dhe qeverisë.

Për të shmangur një krizë të gjatë dhe cikle të reja zgjedhore, partitë politike duhet të shmangin zvarritjen e numërimit dhe rinumërimit dhe duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të formuar institucionet e reja. Zgjedhja e presidentit do të kërkojë konsensus dhe bashkëpunim të ngushtë në mes të partive në Kuvendin e ardhshëm.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni këtu.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]