29 mars 2016 – Tryeza e dytë e dialogut politik u mundësua sot nga Grupi për Ballkan në bashkëpunim me Institutin Demokratik (D4D). Agjenda përfshinte diskutime për gjetjen e një konsensusi minimal për bashkëpunim mes partive politike, si hap pozitiv për ta krijuar një dialog ndërpartiak. Pjesëmarrësit sugjeruan të krijonin dy lista të çështjeve: një listë me çështjet që janë më të lehta për t’u pajtuar dhe një tjetër me çështje që kërkojnë më shumë kohë, angazhim dhe negociata. Takimi përfundoi me vullnetin e shprehur nga të gjithë përfaqësuesit e lartë të partive politike për të vazhduar me dialogun politik, duke kërkuar rezultate më të shpejta për këto çështje.