Përfaqësuesit e subjekteve politike miratuan të enjten deklaratën për kodin e mirësjelljes për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 11 qershorit, avancimin demokratik dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës. Me miratimin e deklaratës në lidhje me kodin e mirësjelljes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, subjektet angazhohen për një fushatë fer, dinjitoze, në kuadër të normave demokratike pa përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe duke respektuar njëri tjetrin.
