Drejtori ekzekutiv nga organizata joqeveritare “Ballkans Group” në Prishtinë, Naim Rashiti gjatë debatit për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, në kuadër të Forumit të Sigurisë së Beogradit ka thënë se dialogu është barka e shpëtimit për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe realizimit të marrëveshjeve të mbetura pezull.
