BE-ja kërkon reforma në gjyqësor, mosliberalizimi i vizave padrejtësi për Kosovën

Grupi për Ballkan ka organizuar tryezën “Ndërtimi i shteteve më të fuqishme në Evropën Juglindore: Fuqizimi i sundimit të ligjit, mbrojtjes së të  drejtave të njeriut dhe minoriteteve”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti, tha se është e rëndësishme që vendet që aspirojnë të hynë në Bashkimin Evropian (BE), të dinë se çfarë po ndodhë brenda BE-së kur është fjala për sundimin e ligjit.

“Edhe përkundër progresit të marrëdhënieve të BE-së të dhe Brukselit me Ballkanin Perëndimorë, kemi disa zhvillime shume interesante që janë edhe shqetësuese. Kërkesa për standarde më të larta, kërkesa për rend dhe ligj janë rritur”.

“Shoqëritë tona në Ballkan mendojnë që këto arritje që po ndodhin në rajonet tona nuk po marrin vlerësimin e duhur nga vendet e BE-së dhe në një far mënyre kemi një deskrepancë”.

“Problemi i dytë ka të bëjë me vendet e BE-së sidomos me rendin dhe ligjin e të cilat kanë shkaktuar kaos dhe shqetësim brenda BE-së e të cilat ne pak po i kuptojmë. Është shumë me rëndësi për ato vende që duan të hynë në BE të kuptojnë se çfarë po ndodhë brenda BE-së”, tha ai.

Udhëheqësi i divizionit për Politikë të Jashtme të BE-së, Steven Blockmans, tha se Bashkimi Evropian (BE) ndër kushtet kryesore të anëtarësimit ka shtetin ligjor.

Sipas tij, duhet të luftohet korrupsioni dhe të bëhen reformat në gjyqësorë duke mos e hedhur fajin vetëm të BE për mosanëtarësim, ngase kërkohet nga shtet që të punojnë në këtë drejtim, raporton EO.

“Progresi i ngadalshëm dhe i dobët nuk është i natyrës së tillë që do të parandalonte një zhvillim të mëtejmë. Juncker kur mori detyrën kishte dërguar sinjalet e gabuara duke thënë se nuk do të ketë zgjerim, një qëndrim që e përmirësoi deri diku nga mesi i mandatit”.

“Perspektiva që duhet ta konsiderojmë është shumë e gjatë sepse aspirata për anëtarësi është në agjendë të gjitha vendeve. Është njëfarë lloj procedimi i ngjashëm me vallëzimin e Luksemburgut që bënë dy hapa përpara dhe tre prapa”.

“Nëse e analizojmë raportin e Transparency Internacional mund të shohim se 10 vjetët e fundit kemi pasur një proces të çrregullt, madje kemi edhe regres nëse shohim lirinë e medies etj”.

“Po shihet që e gjitha barra po i hidhet BE-së mirëpo vallëzimi tango kërkon dy palët, prandaj të dyja palët duhet të jenë të përkushtuara. Luftomini korrupsionit, bëni reformat në gjyqësor”.

“Ajo çka shkakton shqetësim, është që për disa vite Komisioni Evropian ka theksuar që shteti ligjor është ndër aspektet fondamentale që të hyhet në BE”. 

Artan Grubi, deputet në parlamentin e Maqedonisë, tha se mos liberalizimi i vizave për Kosovën është politikë e padrejtë nga Evropa për Kosovën.

Ai më pas ka folur për vështirësitë që ka kaluar Maqedonia gjatë këtyre viteve, raporton EO.

“Bashkimi Evropian pati hapur dyert për gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë por ato dyer qëndrojnë ende të mbyllura. Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është politikë e padrejtë e Bashkimit Evropian dhe shpresoj që shumë shpejt do të reflektojë mbi këtë.  Ndërkohë ka rikujtuar disa nga vitet që Maqedonia ishte në krizë”.

“Jo më larg se dje edhe pse ishim vend me status kandidat për BE me viza të liberalizuar, ne ishim në një krize të thellë dhe të pashpresë për vendin. Në vitin 2014 opozita filloj bojkotimin e parlamentit. Më pas u pasuam me disa incidente të armatosura, për të shkuar në themelimin e Prokuroria Speciale, për të vijuar me dorëheqjen e kryeministrit dhe disa ministrave, falje për të gjithë të dyshuarit  e Gjykatës Speciale nga Ivanov por pas të gjithë këtyre skandaleve VMRO fitoi zgjedhjet”. 

“E bëra këtë retrospektive për të treguar rolin e Bashkimit Evropian për të vendosur ligj në vend. Sot jemi me zero probleme me fqinjët, po zgjedhim problemin e emrit nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut, tashmë anëtarësimin në NATO dhe në qershor fillojmë procedurat për anëtarësim në NATO. Bashkimi evropian përbente busullën e gjithë forcave regresive në Maqedoni dhe liderët sot po lëvizin në drejtimin e duhur”.

“Maqedonia kishte një agjendë të lodhshme dhe të rëndë në viti 2018, mirëpo kjo në Bruksel rezultoi me nënshkrim të marrëveshjes për anëtarësim në NATO. Në procesin tonë reformës qeveria fokusohet edhe në katër sfera kryesore  gjyqësia, lufta kundër korrupsionit, shërbimi në ndryshimet e sigurisë dhe reformat në administratën publike. Vendi ka rezultate jashtëzakonisht në reformat e sigurisë”, tha ai.

Felix Rathje nga Zyra e Bashkimit Evropian, ka thënë se edhe BE-ja edhe vendet që duan ta hynë në familjen evropiane duhet t’i kryejnë detyrat e tyre e përcaktuar.

“Sa i përket çështjes se pse BE i kushton rëndësi sundimit të së drejtës, vet BE-ja bazohet në sundimin e së drejtës. Një ndër vlerat e saj bazohet në këtë kusht. Gjatë viteve të fundit, në raundin e fundit të zgjerimit disa nga shtetet anëtare kuptuan se BE-së i nevojiten instrument dhe dialog i vazhdueshëm për të ruajtur sundimin e të drejtës”.

“BE-ja po përpiqet të mbush disa nga boshllëqet që janë hapur disa viteve të fundit dhe për ta mbajtur rëndin shtëpiak”.

“Nuk bëhet vetëm nga BE-ja apo vetëm nga Kosova për të zbatuar këto vlera, por në fund kërkohet  edhe pronësia dhe udhëheqsha e vendeve të Ballkanit Perëndimorë për ta kryer këtë transformim. Kapja e shtetit mund ta kthej prapa dhe mund ta zgjas procesin në anëtarësimin e vendeve në BE”.

Burimi: https://ekonomiaonline.com/politike/moslibeazlimi-i-vizave-padrejtesi-per-kosoven-be-ja-kerkon-reforma-ne-gjyqesor/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]