Rinisja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor: Të bërit e objektivave më ambicioze

Pak para se kancelari gjerman Olaf Scholz të rifillojë Procesin e Berlinit në fillim të nëntorit 2022, raporti i ri i politikave të Grupit për Ballkan – Rinisja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor: Të bërit e objektivave më ambicioze, ofron një analizë gjithëpërfshirëse të procesit të Berlinit. Duke u mbështetur në sukseset dhe të metat e tij, analiza kërkon të krijojë një plan të ri për Procesin e rinovuar të Berlinit dhe agjendat e tij. Samiti i ardhshëm i nëntorit duhet të rishikojë dhe forcojë objektivat themeluese, nëse Procesi i Berlinit synon të udhëheqë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Kur u lansua në vitin 2014, Procesi i Berlinit parashikonte një perspektivë pozitive për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen evropiane të rajonit. Në mesin e arritjeve të shumta, Procesi i Berlinit pati mjaft ndikim për të mbledhur liderët e BP6 në të njëjtën tryezë dhe në baza të barabarta, diçka që nuk mund të imagjinohej para vitit 2014. Megjithatë, shumë më tepër pritet nga Procesi i Berlinit, pra të bëhet nisme kryesore e bashkëpunimit rajonal të BP6 dhe procesit të anëtarësimit të rajonit në BE, përballë agjendave të tjera konkurruese, siç është nisma për Ballkan të hapur.

Formati i rinovuar i Procesit të Berlinit duhet të intensifikojë perspektivën e zgjerimit për BP6, t’i japë fund trashëgimisë së dobët të nismave të mëparshme si dhe të kontribuojë në tejkalimin e çështjeve bilaterale në rajon. Vetëm nëse i tejkalon këto veprime, Procesi i Berlinit do të udhëheqë bashkëpunimin rajonal të Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor.

Raporti i plotë në gjuhën angleze gjendet KËTU.

Publikimi mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Pikëpamjet dhe analizat në këtë publikim i takojnë vetëm Grupit për Ballkan dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e donatorit.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]