15 shtator 2016 – Mundësuar nga Grupi për Ballkan, përfaqësues të pesë partive politike u takuan sot në Prishtinë për të diskutuar për një projektdeklaratë për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Deklarata synonte gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për çështjen e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit. Anëtarët e partive e harmonizuan përmbajtjen e deklaratës që ishte hartuar fillimisht nga Grupi për Ballkan në konsultim me partitë. Dokumenti do t’u paraqitet udhëheqësve në javët në vijim. Nënkryetarët e ngarkuan Grupin për Ballkan të vazhdojë me konsultime dhe të flasë me mediat në emër të tyre.