Punëtori me aktivistë të rinj të NISMA-s – “Forcimi i rolit të rinisë në politikë”

11 dhjetor 2017 – Grupi për Ballkan organizoi një tjetër punëtori me përfaqësuesit e rinj të NISMA-s, që synon forcimin e rolit të të rinjve në politikë dhe në proceset vendimmarrëse brenda partive të tyre dhe institucioneve. Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje i kontribuon cilësisë së politikave, i fuqizon të rinjtë, u ofron më shumë mundësi dhe rrit konkurrencën brenda partive politike. Transformimi dhe ndryshimi i gjeneratave parapëlqehet shumë. Megjithatë, të rinjtë kanë mundësi të kufizuara për t’u zhvilluar dhe ndikuar në politikë.

Aktivistët e rinj të NISMA-s sugjeruan një sërë hapash se si të përgatiten brezat e rinj të politikanëve. Ata u përfshinë në shtjellimin e pikëpamjeve të tyre për çështjet aktuale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, ndërtimin e shtetit, konsolidimin demokratik, institucionet, dialogun me Serbinë dhe të ardhmen.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]