Punëtori me aktivistë të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje – “Forcimi i rolit të rinisë në politikë”

11 dhjetor 2017 – Grupi për Ballkan punon ngushtë me të gjitha partitë politike parlamentare për ta promovuar dhe çuar përpara rininë brenda strukturave përkatëse politike.

Në kuadër të këtij projekti, BPRG-ja organizoi një seminar me aktivistë të rinisë dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Mënyrat për fuqizimin e tyre dhe promovimin e të rinjve, djemve e vajzave në politikë, ishin tema kryesore e punëtorisë. Ata vlerësuan dhe treguan modelet e roleve të tyre të cilave dëshirojnë t’u referohen për aktivizmin e tyre politik.

Aktivistët e rinj u angazhuan për të diskutuar për zhvillimet e brendshme, peizazhin politik, sfidat dhe dialogun me Serbinë, perspektivën e BE-së, reformat, liberalizimin e vizave dhe Dhomat e Specializuara.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]