Punëtori: Diskutim lidhur me Dialogun e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë

25 Shkurt 2020 – Grupi për Ballkan ka mbajtur një punëtori lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë me studentët e Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Filozodik- Departamenti i Shkencave Politike dhe Departamenti i Historisë nga Universiteti i Prishtinës. Përmes kësaj punëtorie, BPRG ka nxitur diskutim lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Diskutimi është ndarë në dy seanca. Fillimisht, pjesëmarrësve ju është kërkuar plotësimi i një pytësori online prej nëntë (9) pyetjesh, i cili kishte për qëllim të inkurajonte studentët në të menduarit dhe shprehjen e opinioneve lidhur me dialogun në mënyrë anonime. 

Seanca e parë, ka nxitur diskutim të përgjithshëm për dialogun me ndihmën e ekspertit Fisnik Rexhepi. Diskutimi gjatë kësaj seance është fokusuar në katër segmente kryesore: Diskutim të përgjithshëm të procesit të dialogut; marrëveshjet e arritura nën kornizën e dialogut, duke u fokusuar në ato që janë implementuar dhe ato të cilat kanë ngecur; sfidat dhe përparësitë e dialogut të Brukselit dhe/ apo marrëveshjeve, si dhe e ardhmja e dialogut me focus në ndryshimet potenciale në këtë proces. Seanca e dytë, ka nxitur diskutim interaktiv pasiqë pjesëmarrësit ishin të ndarë në grupe me nga pesë (5) persona.

Pjesëmarrësit e kanë përshendetur iniciativën e BPRG-së për të rritur pjesëmarrjen dhe përfshirjen e qytetarëve në procesin e dialogut, duke e potencuar mungesën e transparencës deri më tani. Përmes të gjeturave nga pyetësori, BPRG arriti të kuptoj se burimet kryesore të infomimit të qytetarëve lidhur me dialogun deri më sot kanë qenë rrjetet sociale të përcjellura nga debatet dhe lajmet televizive. BPRG më tej arriti të kuptonte se studentët do të donin më shumë përfshirje të tyre në dialog. Ndërkohë, u potencua edhe nevoja për një përfaqësim më të theksuar demografik në punëtoritë e rradhës.

“Qëllimi i marrëveshjes” u identifikua si komponenta kryesore që duhet të sqarohet për publikun e gjërë, sa i përket secilës marrëveshje. Ndërkohë, nën frymen e ngjarjeve të fundit, çeshtja e të ardhmes së dialogut u ngirt. Nëse dialogu vazhdon, ndër çështjet më urgjente që do të duhet të negocioheshin nga ekipi i Kosovës janë kishat ortodokse si dhe personat e pagjetur, u pajtuan pjesëmarrësit. A po e zëvendësojnë SHBA-të, Bashkimin Evropian, ose a do të kemi përfshirje direkte të shteteve anëtare të BE-së në  dialog, janë vetëm disa nga pytetjet e ngritura nga pjesëmarrësit, bazuar në të njejtat zhvillime.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit ishin për vazhdimin e dialogut, por do të donin ta shihnin shtetin e tyre teksa aplikon më tepër masa reciproke lidhur me disa marrëveshje, si p.sh. lirinë e lëvizjes. Poashtu u konsiderua si qenësore mbajtja e një qëndrimi të qartë nga ana e grupit negociues të Kosovës gjatë bisedimeve në të ardhmen, si dhe definim paraprak i parimeve, rezultateve që synohen të arrihen dhe kompormiseve që mund të bëjnë. Poashtu, u përmend nevoja për informimin e qytetarëve lidhur me kompromiset që gjer më sot janë bërë nga të dyja anët, se tani për tani ekziston bindja se veq njëra palë po bën kompormise ndërkohë që pala tjetër përfiton. Sa i përket marrëveshjes finale apo marrëveshjeve që do të kenë ndikim më të madh për shtetin e Kosovës, u theksua nevoja e konsultimit me opinonin e gjërë përmes referendumit, përpara se të merret ndonjë vendim.

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal” dhe është pjesë e një prej shtyllave të bashkëpunimit rajonal që synon të promovojë dhe të mbështes procesin e normalizimit të marrdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky aktivitet u financua nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.







Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]