Njohësi i çështjeve të sigurisë Naim Rashiti nuk beson se tensionet politike ku opozita po kërkon nga kryeministri heqjen e nënshkrimit nga marrëveshja me Serbinë për Asocacionin dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin, mund të kthehen në çështje të sigurisë. Shqetësimin për kërcënimin e sigurisë në Kosovë, Rashiti i sheh protestat që janë paralajmëruar nga opozita, të cilat mund të eskalojnë dhe të bëhen të dhunshme sikurse ato të fillim vitit. Për Rashitin, rritja e ekstremizmit fetar dhe pakënaqësia e qytetarëve ndaj qasjes së Bashkimit Evropian në raport me Kosovën, paraqesin shqetësim në këtë drejtim.