Drejtori ekzekutiv nga organizata joqeveritare “Ballkans Group” në Prishtinë, Naim Rashiti gjatë debatit për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, në kuadër të Forumit të Sigurisë së Beogradit ka thënë se dialogu është barka e shpëtimit për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe realizimit të marrëveshjeve të mbetura pezull.
“Kriza politike në Kosovë dhe zgjedhjet në Serbi, mund të përmenden si dy arsyet me konkrete. Por, një tjetër arsye mjaft e rëndësishme është edhe mungesa e transparencës së politikanëve ndaj qytetarëve”, tha mes tjerash Rashiti.