Naim Rashiti jep formulën për qeverinë e ardhshme: Duhet të jenë 15-16 ministri

Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka propozuar se si duhet sipas tij të duket marrëveshja për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në facebook, ai thotë se qeveria duhet të përbëhet nga 15 ose 16 ministri, nga të cilat 6 duhet t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe 7 Lidhjes Demokratike.

Sipas Rashitit, kur të vijë koha për presidentit, sipas tij, shefave e Grupeve Parlamentare të VV-së dhe LDK-së, duhet ta gjejnë një president konsensual.

Si duhet të duket marrëveshja për formimin e qeverisë së re.

1. Qeveria të përbëhet nga 15-16 ministri
2. LVV të marrë Kryeministrin dhe 6 ministri
3. LDK të marrë zv.kryeministrin e parë dhe 7 ministri
4. Minoritetet marrin 3 ministri
5. Kur të vie koha, shefat e grupeve parlamentare te LDK dhe LVV propozojnë me koncensus kandidatin për President, me kusht që kandidatura të jetë I pranueshem së paku edhe për një pjesë të opozitës, pra më shumë se votat e koalicionit qeverisës. Në rast të dështimit të këtij kandidati, sipas të njejtës procedurë, shefat e grupeve parlamnetare të LDK e LVV të marrin miratimin e opozitës për kandidatin/en tjetër për President

Natyrisht, posti I Presidentit nuk duhet te mbetet I rezervuar për liderët politik. Partië parlamentare duhet të kërkojnë një kandidat (një nga deputetet apo përfaqësuesit politik) I cili merr mbështetje më të madhe poltike në kuvend.

Nëse LVV dhe LDK zvarrisin procesin e formimit të institucioneve pëshkak të balancimit të forcave, ato do të bëjnë atë çka qeveritë e kaluara kanë bërë. Pra asgjë ndryshe….



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]