Mitrovicë: Tryeze për fuqizimin e grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal

15 Janar 2020 – Grupi për Ballkan organizoi tryezën e pestë me radhë nga seria e konsultimeve, si pjesë e projektit “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete  përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve të tyre me mediat”.

Tryeza u ofroi grave anëtare të asambleve komunale një mundësi unike për t’u përfshirë në diskutime konstruktive me gratë deputete të Kuvendit të Republikes të Kosovës për sfidat e politikë-bërjes së barabartë gjinore në nivelin lokal.

Fjolla Ujkani – deputetja e sapozgjedhur nga rradhët e LVV- theksoi rëndësinë e forcimit të mëtutjeshëm të angazhimit politik të grave jashtë kuotës së tridhjetë (30) përqind në kuadrin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Znj. Ujkani theksoi se anëtarët e Asamblesë komunale duhet të jenë më pro aktivë në kërkimin e krijimit të grupeve joformale të grave në nivelin lokal në mënyrë që të adresojnë me më efektivitet hendekun gjinor në hartimin e politikave.

Blerta Deliu-Kodra – deputete nga PDK dhe ish-kryetare e grupit të grave deputete – ndau përvojën e saj për sfidat më të spikatura me të cilat përballen gratë në nivelin lokal dhe qendror në angazhimin e tyre politik. Megjithëse zonja Deliu-Kodra vuri në dukje një ndryshim pozitiv në rritjen e grave deputete në kryesinë e komisioneve parlamentare, ajo shtoi se përfaqësimi i barabartë në bordet e agjencive të pavarura mbetet i pabarabartë.

Ngjashëm me diskutimet në konsultimet e mëparshme rajonale, gratë anëtare të Asambleve Komunale përsërisitën mungesën e një komunikimi të qëndrueshëm midis tyre dhe kolegeve të tyre në nivelin qendror. Gratë asambleiste dhe deputetet e pranishëme u dakorduan që kultura brenda partive politike në Kosovë nuk favorizon numrin e shtuar të grave në pozita ekzekutive. Pjesëmarrësit poashtu u dakorduan dhe theksuan që, në mënyrë që gratë në nivelin lokal dhe qendror të adresojnë boshllëqet e demokracisë brenda partiake, kërkohet një konsensus më i qëndrueshëm midis tyre jashtë përkatësive partiake.

Projekti synon të forcojë më tej ndikimin e Grupit të Grave dhe të zgjerojë shtrirjen e saj duke rritur bashkëpunimin me gratë asambleiste në nivel komunal. Projekti do të ndihmojë të vendos një bashkëpunim më të qëndrueshëm mes grave deputete dhe grave asambleiste në nivel komunal, do rritë bashkëpunimin me mediat, si dhe do të lehtësojë inicimin e dialogut publik në nivelin lokal dhe nacional, duke krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme midis grupit të grave dhe mediave përmes aktiviteteve të vazhdueshme. Aktivitete të tjera të projektit që mbështesin Grupin e Grave përfshijnë edhe një trajnim intensiv për përdorimin e rrjeteve sociale për gratë deputete, takime me përfaqësuesit e mediave dhe një konferencë përmbyllëse.

Projekti “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënies me mediat” financohet nga Fondi i Iniciativave Lokale të Kanadasë (CFLI) – një iniciativë e Qeverisë së Kanadasë”.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]