Naim Rashiti nga Zyra e Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Kosovë, ka thënë se liderët e Luginës e kanë humbur betejën për të siguruar më shumë të drejta për shqiptarët brenda sistemit politik të Serbisë.Me skepticizëm ai e sheh edhe marrëveshjen e fundit për themelimin e Asociacionit të komunave të Luginës, për shkak të joqëndrueshmërisë që kanë treguar liderët atje. Rashiti ka deklaruar se Beogradi e përdor Veriun për ta penguar shtetndërtimin e Kosovës dhe në anën tjetër e dërrmon një popullatë në Luginë duke ia mohuar të drejtat elementare. Për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë pa faj nuk e ka lënë as Prishtinën, Tiranën e Brukselin.
Burimi: http://www.kosovalive360.com/lugina-e-braktisur.html