15 shkurt 2019 – Me publikimin e artikullit për përfaqësimin e Grave në Politikë, “Përfshirja e Grave: Pabarazia e përfaqësimit gjinor në politikë dhe vendimmarrje” Grupi për Ballkan ka dërguar një letër drejtuar Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të gjithë kabinetit të Ministrave, duke u bërë thirrje qeverisë të monitorojnë Ligjin për Barazi gjinore dhe të sigurojnë zbatimin e tij. Njëkohësisht i kërkon qeverisë të jenë aleat të barazisë gjinore dhe të përdorin pozitën e tyre, për të adresuar disa nga rekomandimet konkrete që Grupi për Ballkan i ka listuar në këtë artikull.
Letrën e plotë mund ta lexoni këtu.