Kuni Miyake: Shekulli i Azisë dhe vizioni Indo-Paqësor: Sfidat dhe mundësitë për kombet e vogla

13 dhjetor 2019, Grupi për Ballkan mbajti një diskutim mbi zhvillimet bashkëkohore në Azi dhe rajonin Indo-Paqësor. Kuni Miyake, President i Institutit për Politikë të Jashtme nga Tokio, mbajti një prezantim me temë “Shekulli i Azisë dhe vizioni Indo-Paqësor: Sfidat dhe mundësitë për kombet e vogla”.

Z. Miyake paraqiti një perspektivë nga Azia e largët, e cila për një kohë të gjatë mungon në opinionin tonë publik, me theks të veçantë në gjeopolitikën e rajonit Indo-Paqësor, dhe marrëdhëniet midis fuqive të mëdha. Ai e përqendroi ligjëratën e tij në ndryshimet gjeopolitike dhe raportin e forcave strategjike në botë, marrëdhëniet midis Koresë dhe Japonisë, vizionit Indo-Paqësor, sfidat territoriale dhe detare në Azi dhe parashikoi marrëdhëniet midis fuqive të mëdha.

Z. Miyake i ofroi audiencës një këndvështrim unik mbi dominimin e Kinës në kontinentin aziatik dhe në botë. Parashikimi i tij për rritjen e madhe të Kinës dhe domethënien gjeopolitike shpesh u anashkalua në të kaluarën, megjithatë, Z. Miyake detajoi se si kjo është bërë realitet në shekullin e 21-të.

Z. Miyake vazhdoi të analizojë gjendjen e tregtisë së lirë në rajon dhe fuqishëm argumentoi për dështimin e Kinës për të mbështetur parimet e tregtisë së lirë kur u angazhua në bashkëpunim ekonomik me Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht dështimit për të siguruar tregti të lirë, Z. Miyake parashikon se ekonomia e Kinës së shpejti do të përballet me sfida serioze si rezultat i  të ashtuquajturës “kurthi i të hyrave mesatare” apo thënë në anglisht “middle-income trap”. Përveç kësaj, Z. Miyake foli për urgjencën për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në mënyrë që të forcojë konkurrencën e shëndetshme dhe tregtinë midis shteteve.

Në kontekstin e sigurisë kombëtare dhe mbizotërimit ushtarak në Azi, Z. Miyake theksoi dobësinë e sigurisë së Japonisë në rajon dhe theksoi rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ruajtjen e status-quo-në. Përmes një analize interesante të pozicionit sfidues të Kinës në Detet e Kinës së Jugut dhe interesin strategjik për të mbrojtur Linjat e Komunikimit Strategjik të Detit, Z. Miyake theksoi një nevojë urgjente për japonezët që të reformojnë dhe modernizojnë forcat e tyre të mbrojtjes.

Si konkluzion, Z. Miyake foli për trendët globale që kanë mbirë në të gjithë botën, siç janë nacionalizmi, ksenofobia, izolimi dhe të tjera.

Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Vizita e Z. Kuni Miyake u mundësua me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në Japoni dhe Ambasadorit Leon Malazogu.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]