Prishtinë, 22 prill 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi në një ceremoni të organizuar në kryeministri.
Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për qeverinë e Kosovës, kryeministrin, zyrën e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”.
Burimi: https://kosovalive.org/2021/04/22/kryeministri-kurti-dhe-ambasadori-i-norvegjise-grondahl-nenshkruajne-memorandum-mirekuptimi/