1 qershor 2017 – Komunikatë për shtyp: Përfaqësuesit e partive politike konfirmuan angazhimin e tyre për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve më 11 qershor 2017, duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Partitë politike ftojnë të gjithë anëtarët, kandidatët e tyre, partnerët e koalicionit që t’u përmbahen parimeve të zgjedhjeve të lira, të drejta e demokratike. Qeveria lokale dhe ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare ftohen ta mbikëqyrin procesin zgjedhor dhe zbatimin e këtyre parimeve. Lexo më shumë: Deklarata e Kodit të Mirësjelljes për media.
