Nëntor 2016 – Si pjesë e projektit të Avokimit për institucionalizimin e të drejtave në arsim për komunitetin RAE, Grupi për Ballkan i ka hulumtuar të gjitha programet dhe projektet e tanishme dhe në hartim e sipër dhe ka hartuar një tabelë ku janë paraqitur të gjithë aktorët, partnerët, hartuesit e politikave, donatorët dhe zbatuesit në fushën e përfshirjes sociale dhe të institucionalizimit të qendrave arsimore për komunitetin RAE. Shih hartën e programeve dhe veprimeve në zhvillim e sipër në fushën e përfshirjes sociale dhe të institucionalizimit të komunitetit RAE në Kosovë.
