Grupi për Ballkan organizoi vizita studimore për “Të rinjtë në politikë”

03 tetor 2022

Si pjesë e Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në politikë”, Grupi për Ballkan organizoi vizitë studimore në institucionet e Republikës së Kosovës. Fillimisht u vizitua Gjykata Kushtetuese ku të rinjtë u pritën nga gjyqtarët, znj. Selvete Gërxhaliu Krasniqi dhe z. Nexhmi Rexhepi, të cilët gjatë prezantimit të tyre diskutuan mbi rolin dhe rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në sistemin juridik të Republikës së Kosovës. Gjithashtu u diskutua edhe për kompetencat, bazën ligjore dhe organogamin. 

Vizita vazhdoi tek Banka Qëndrore e Kosovës, aty të rinjtë u takuan me U.D zëvendësguvernatoren znj. Shkëndije Nahi, Drejtorin e Departamentit për Mbikëqyrje Bankare z.Mentor Geci dhe Drejtoren e Departamentit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve znj. Ramize Ramadani. Ndër tjera në takim u diskutua rreth detyrave dhe përgjegjësive të BQK, stabilitetit financiar dhe politikave fiskale në Kosovë. 

Komponenti “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Programi i Grupit për Ballkan “Të rinjtë në politikë”, mundohet t’iu ofrojë të rinjve dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një mundësi për të zhvilluar aftësi praktike për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre në politikë.

Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]