Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e tretë të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në politikë” 2022

03 tetor 2022

Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e tretë të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike” 2022. Pjesëmarrës në trajnim ishin anëtarë të rinj nga të gjitha partitë politike, të cilët mësuan tema dhe aftësi të reja.

Fjalën hyrëse e mbajti Përfaqësuesi i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Richard Le Vay, i cili si i ri ndau përvojat e tij gjatë veprimtarisë së tij në Angli. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike duke pas parasysh faktin që Kosova ka një rini shumë aktive në politikë bërje dhe vendim marrje. Gjithashtu ai nënvizoj edhe rëndësinë e angazhimit e të rinjve në shoqëri civile dhe në përfaqësim të komunitetit.   

Trajnimi përfshinë lëndë si: Politikat e Sigurisë, Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu Kosovë-Serbi, Efiçienca në Energji, Zhvillimi Ekonomik, Politikat Arsimore, Politikat Shëndetësore dhe Përfshirja Gjinore dhe Sociale. Lëndët u ligjëruan nga profesionist të lëmive.

Programi trajnues “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”. Programi arsimor kërkon të ofrojë individëve të rinj dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një shans për të zhvilluar shkathtësi  për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre.

Projekti është financuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]