20-23 nëntor 2020 – Grupi për Ballkan organizoi raundin e dytë trajnues, pjesë e programit arsimor për “të Rinjtë në Politikë”. Ky trajnim u organizua si vazhdim i raundit të parë të trajnimit i cili u mbajt në Shtator 2020. Grupi i parë i pjesëmarrësve pati një mundësi unike për të fituar njohuri dhe aftësi shtesë përmes moduleve të reja mbi Qeverisjen e Mirë dhe Sundimin e Ligjit, Politika shëndetësore dhe sociale, Integrimit në BE, Mjetet e Avokimit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe Impakti i Covid-19 tek të rinjtë.
Për më tepër, pjesëmarrësve janë angazhuar në aktivitete interaktive në zhvillimin e aftësive në ciklin e politikave, konceptimin dhe shpërndarjen e informatave të politikave, dhe negociatat dhe simulimin e dialogut.
Si pjesë e qëllimit të projektit, Grupi për Ballkan mblodhi së bashku në mënyrë virtuale anëtarët e forumeve rinore nga të gjitha partitë politike së legjislaturës së fundit në Kuvendin e Kosovës përmes një trajnimi intensiv shumëditor me ligjërata interaktive dhe punë në grup.
Studentët u angazhuan në debate analitike për çështje të Qeverisjes së Mirë dhe Sundimit të Ligjit. Përmes përcaktimit të themeleve të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, moduli i parë u kërkoi pjesëmarrësve që të angazhohen me përkufizime të barazisë, diskriminimit dhe të drejtave. Përveç ligjëratës mbi parimet kryesore të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit dhe vlerën e tyre në kontekstin Kosovarë, pjesëmarrësit patën një mundësi për të fituar një kuptim pragmatik të vendimmarrjes të bazuar në prova përmes shembujve praktik të ciklit të politikë-bërjes.
Trajnimi inkurajoi debat të strukturuar përgjatë njohurive akademike dhe praktike të mësuara, dhe u kërkoi pjesëmarrësve të punojnë në grupe të ndryshme për të zgjidhur probleme pragmatike të politikave të ndryshme.
Gjatë modulit të politikës shëndetësore, pjesëmarrësit u njohën me standardet ndërkombëtare dhe vendore që lidhen me kujdesin shëndetësor përmes analizës së standardeve krahasuese të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Në mënyrë që t’u siguronin pjesëmarrësve një përvojë më praktike mbi politikën shëndetësore, ata u informuan mbi parimet themelore dhe qasjet në mënyrë që të hartojnë raporte të politikave që synojnë ekzaminimin të trendeve të ndryshme.
Për fund, pjesëmarrësve u prezantua një përmbledhje e plotë dhe e drejtuar nga procesi i Integrimit në BE. Moduli ofroi një ekzaminim të shëndoshë empirik të traktateve gjithëpërfshirëse të BE-së, dinamikën dhe marrëdhëniet e institucioneve kryesore të BE-së dhe Procesin e Asocimit të Stabilizim-it (SAP). Pasi qe pjesëmarrësit u pajisen me koncepte dhe mekanizma kryesorë të procesit të integrimit në BE, atyre u kërkua që të përdorin njohuritë e tyre të reja të krijuara në një dialog të simuluar duke ushtruar aftësitë negocimi.
Përveç tri moduleve gjithëpërfshirëse, misioni i OSBE gjithashtu ftoi dy ligjërues për t’u ofruar pjesëmarrësve një debat më të mirë rreth implikimeve praktike të çështjeve për të cilat diskutuan. Njëra ndër temat e shtjelluara ishte angazhimi i të rinjve gjatë Covid-19 – Si ka ndikuar tek të rinjtë? Mundësitë për të rinjtë gjatë Covid-19 dhe shembuj të praktikave nga e gjithë bota. Diskutimi u mbajt në një mënyrë interaktive ku në fund studentët prezantuan në grupe.
Programi trajnues “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”. Programi arsimor kërkon të ofrojë individëve të rinj dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një shans për të zhvilluar shkathtësi për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre.
Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë.