Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë dy-ditore “Kosova në nismat rajonale: Kalendari i Agjendave dhe Plani i punës”

26 dhe 27 maj 2022, Tiranë

Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë dy-ditore “Kosova në nismat rajonale: Kalendari i Agjendave dhe Plani i punës”.

Kjo punëtori mblodhi përfaqëses të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), si dhe zyrtarë të ministrive linjë dhe institucioneve tjera publike të Kosovës, njëherësh të cilësuar si Pika të Kontaktit të agjendave të bashkëpunimit rajonal, përkatësisht të Tregut të Përbashkët Rajonal. Ata punuan në një kalendar të përbashkët të aktiviteteve rajonale. 

Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit prezantuan, si dhe koordinuan planet e punës që përfshijnë aktivitetet e bashkëpunimit rajonal.

Kjo punëtori synoi të fuqizoj koordinimin ndër-institucional me qëllim që Kosova të ngrisë pjesëmarrjen e saj në forumet e bashkëpunimit rajonal.

Ky aktivitet është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]