6 gusht 2021
Ambasadori Jens Erik Grøndahl, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.
Nëpërmjet këtij memorandumi, palët angazhohen të bashkëpunojnë për të avancuar reformat dhe agjendën e Kosovës për në BE, duke i rritur kapacitetet legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit. Përmes Memorandumit, do të ofrohen ekpertë që do të mbështesin Kryetarin e Kuvendit, komisionet dhe grupet parlamentare në fushën e dialogut, ligjbërjes, bashkëpunimit rajonal, si dhe të llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë e të institucioneve të tjera publike, të cilat i raportojnë Kuvendit.
Memorandumi “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare” u nënshkrua nën kornizën e projektit “Fuqizimi i paqes dhe shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane të Kosovës”, financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë dhe implementuar nga Grupi për Ballkan.