Në kuadër të Rrjetit Alumni “Të Rinjtë në Politikë” Grupi për Ballkan organizoi webinar me temë “Integrimi Evropian” me ligjërues, Demush Shasha
Gjatë webinar-it u prezantua në lidhje me Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Agjendën për Reforma Evropiane dhe Liberalizimi i Vizave
Ndër të tjera pjesëmarrësit diskutuan edhe për pozitën e Kosovës me BE që nga nënshkrimi i MSA-së deri më tani, si dhe rendësin e shoqërisë civile në implementimin e saj.
Në këtë diskutim të pranishëm ishin të rinjtë nga partitë e ndryshme politike, pjesë të Rrjetit Alumni, rrjet ky i krijuar për të rinjtë e partive politike, që kanë qenë pjesëmarrës në Programin Ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë”
Programi Ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë” financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.