Gratë në Politikë II: Politikëbërja e Përgjegjshme Gjinore në Nivelin Lokal dhe Qëndror

Artikulli i ri për Gratë në Politikë II ofron një analizë të thelluar mbi domosdoshmërinë e integrimit gjinor si një karakteristikë ndërsektoriale në ndryshimin e politikave. Ai thekson nevojën për buxhetim gjinor në të gjitha fushat dhe pjesëmarrjen e grave në konsultimet publike. Artikulli ofron rekomandime të qarta që duhet të ndiqen nga institucionet dhe aktorët politikë, në mënyrë që integrimi i çështjeve gjinore të standardizohet në institucionet publike.

Ky raport vjen si rezultat i një numër konsultimesh të organizuara nga Grupi për Ballkan në kuadër të projektit “Fuqizimi i rolit të Grupit të Grave përmes afrimit rajonal dhe ngritjes së marrëdhënies së tyre me mediat” i cili është i financial nga Canada Fund for Local Initiatives (CFLI), një iniciativë e Qeverisë së Kanadasë. Projekti synon të forcojë më tej ndikimin e Grupit të Grave dhe të zgjerojë shtrirjen e saj nëpër Kosovë duke rritur bashkëpunimin me gratë asambleiste në nivel komunal. Projekti gjithashtu ka për qellim të vendos një bashkëpunim më të madhë në mes grave deputete dhe grave asambleiste në nivel komunal për të punuar me mediat.

Ky artikull është prodhuar me mbështetjen e Fondit Kanadezë për Iniciativa Lokale (CFLI). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e Grupit për Ballkan dhe nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e Qeverisë së Kanadasë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]