Që nga marsi i vitit 2016 Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) lehtëson Dialogun e Ndërmjetësimit mes liderëve të qeverisë dhe opozitës në Kosovë. BPRG është organizata e parë dhe e vetme lokale që ka arritur të sjellë në tryezën e bisedimeve lidershipin politik të pesë partive kryesore parlamentare. Si grup i ekspertëve të pavarur dhe të paanshëm, BPRG ka arritur që zhvillimet politike t’i orientojë me sukses drejt stabilitetit dhe qasjes më demokratike.
Qëllimi i projektit është që:
- Të përfshijë minoritetet në procesin e nxitjes së një kulture të dialogut që forcon stabilitetin politik dhe parimet demokratike;
- Të përfshijë grupet parlamentare dhe ato të grave në krijimin e konsensusit për çështjet kryesore politike; dhe në arritjen e konsensusit për reformat kryesore për integrim në BE;
- Të fuqizojë rolin e të rinjëve në politikë dhe t’i kontribuojë valës së re të ndryshimeve brenda partive politike.