Konsolidimi i Demokracisë: Shoqëria civile për ndryshim të politikave

Projekti ka synim inkurajimin e reformave që kontribuojnë në fuqizimin demokratik, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë dhe intensitetit të angazhimit qytetar në politikbërje. Aktivitetet e projektit (si p.sh. Forumi Politik, takimet informuese dhe përmbledhjet e shkurta politike) synojnë ofrimin e alternativave politike për problemet urgjente institucionale, nxitjen e debateve informuese publike për çështjet madhore, ndarjen e mjeteve dhe ushtrimin e ndikimit përmes avokimit për realizimin e ndryshimeve të prekshme, dhe plotësimin e zbraztësirave ekzistuese në funksionimin institucional.

Qëllimet:

Qëllimet specifike të projektit janë:

Përmirësimi i aftësisë së shoqërisë civile për avokimin e ndërrimit të politikave – nëpërmjet aplikimit të mjeteve inovative të avokimit;

Rritja e cilësisë së politikbërjes dhe vendim-marrjes publike, nëpërmjet rritjes së kontributit të ekspertëve të shoqërisë civile për çështje specifike politike që ndërlidhen me ndërtimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe me administratën publike;

Inkurajimi i pjesëmarrjes më aktive të qytetarëve në debate publike, nëpërmjet sigurimit të informatave të qasshme për çështjet kryesore politike, dhe nxitja e aftësisë së qytetarëve për kërkim të llogaridhënies nga institucionet;

Inkurajimi i reformave procedurale administrative, si mjet për rritjen e besimit ndaj dhe qasjes së opinionit publik në institucione (lokale dhe qendrore).



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]