Ftesë për aplikim në programin ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike ” 2021

27 gusht 2021

Programi ekzekutiv “Të rinjtë në politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike” synon të trajnojë dhe ngrisë kapacitetet e të rinjëve aktiv në parti politike në Kosovë në fushat sikurse sundimi i ligjit, politikat publike, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe politikat shoqërore, politikat e edukimit, bashkëpunimi rajonal, etj. Duke mbledhur rininë e të gjitha subjekteve politike, ky program do të shërbejë si platformë për pajisjen e këtij grupi me njohuri në fushat specifike. Pjesëmarrësit e përzgjedhur të cilët do të vijojnë trajnimin me rregull do të pajisen me çertifikatë të programit.

Gjuha e cila do të përdoret përgjatë trajnimit është gjuha shqipe. Në rastet kur njëri nga ligjëruesit apo folësit e ftuar nuk është shqip folës, atëherë Grupi për Ballkan do të ofroj përkthim simultan.

Pse ky trajnim?

  • Do të ngrisë kapacitetin e të rinjve nga partitë politike në tema si politikat publike në Kosovë, qeverisje e mirë, bashkëpunim rajonal etj;
  • Plan programi është përpiluar nga kërkesat e shfaqura nga të rinjtë e partive politike në gjashtë (6) fokus grupe të organizuara nga Grupi për Ballkan;
  • Temat kryesore do të ligjërohen nga profesorë të nivelit të lartë .
  • Do të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe komunikimi midis të rinjve nga partitë e ndryshme politike;
  • Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të cilat do të prezantohen në fund të programit.

Kriteret e pranueshmërisë:

  • Të jeni anëtar aktiv i njërit nga forumet rinore politike në Kosovë;
  • Mosha 20-30 vjeçare;
  • Të jeni të paktën në vitin e dytë të studimeve në nivelin universitarë;
  • Të keni interes për tema lidhur me politikë;
  • Të jenë në gjendje të marrin pjesë katër ditë gjatë trajnimit i cili do të mbahet në Tetor;
  • Të jeni bashkëpunues dhe të hapur të punoni me të rinjtë nga partitë e tjera politike;
  • Të jeni të përkushtuar të merrni pjesë në një vizitë vendore njëditore në njërin nga institucionet;

VETËM 30 PJESËMARRËS DO TË PËRZGJEDHEN

Shpenzimet e pjesëmarrjes:

Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes do të mbulohen nga Grupi për Ballkan, duke përfshirë:

  • Shpenzimet e transportit nga vendi juaj i origjinës deri në sallën e trajnimit;
  • Ushqimi dhe pijet gjatë trajnimit;
  • Për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës, ne do mbulojmë shpenzimet e akomodimit;
  • Materialet për trajnim;
  • Transport, ushqim dhe pije për vizitë lokale.

COVID-19

Për shkak te situatës se krijuar nga pandemia, Grupi për Ballkan do ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të krijuar një hapësirë të sigurt për shëndetin e pjesëmarrësve dhe ekspertëve. Kjo do mundësohet përmes krijimit të distancës gjatë trajnimeve, mbajtjes së trajnimeve në salla të mëdha, obligimin për mbajtjen e maskave, sigurimi i dezinfektuesve të duarve për çdo pjesëmarrës, dezinfektimi i dhomës së konferencave, si dhe materialeve të trajnimit. Nëse përhapja e virusit arrin nivele të tilla që qeveria rikthen masat për karantinë, atëherë i gjithë trajnimi do të zhvillohet përmes Zoom.

Për pyetje shtesë, na kontaktoni në: ndeshishku@balkansgroup.org

Për të aplikuar, klikoni këtuAfati i fundit për aplikim është 19 shtator 2021.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]