Forumi i Sigurisë në Beograd – Ballkani 2025

20 tetor 2018 – Drejtori Ekzekutiv i BPRG-së, Naim Rashiti, mori pjesë dhe kontribuoi në panelin për Ballkanin 2025.

Rashiti theksoi tri procese mbi të cilat varet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: Zgjidhjen e çështjeve bilaterale (marrëveshja Maqedoni-Prespa e Greqisë, dhe normalizimin e plotë mes Serbisë e Kosovës); Reformimin, bërja e të cilit kërkon reforma të thella në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe themelore; dhe Vullnetin e BE-së dhe të anëtarëve të tij në vitet në vijim për t’i tërhequr vendet e Ballkanit Perëndimor drejt klubit të tyre.

Strategjia e BE-së për zgjerim nxjerr në pah tri kategori të kandidatëve: vrapuesit e parë dhe shtresën e dytë dhe të tretë. Megjithatë, nëse njëri mbetet prapa, edhe tjetri do të mbetet prapa gjithashtu. Viti 2025 është afër, por elitat e Ballkanit Perëndimor dhe apatia e BE-së po i bëjnë qytetarët të besojnë se anëtarësimi është i pamundur të arrihet. Duhet ta shohim një ndryshim rrënjësor në Ballkanin Perëndimor për t’i parë perspektivat e vitit 2025.

Për më shumë ndiqni: @naimrashiti, @BalkansGroup dhe @BelSecForum.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]