Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan do të organizojë konferencën Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës.
Në këtë ngjarje, Grupi për Ballkan do të prezantoj dy raporte:
- Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës, e cila ofron një analizë të gjerë të çështjeve kushtetuese të lidhura me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo analizë ligjore identifikon mangësitë dhe rekomandon shumëllojshmëri opsionesh për amendamentet e ardhshme, bazuar në praktikën gjyqësore, opinionet e Komisionit të Venecias, dhe praktikat më të mira të vendeve të tjera.
- Kosova dhe Këshilli i Evropës: Rruga drejt anëtarësimit, e cila analizon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropes (KE), duke përfshirë kriteret për anëtarësim, hapat procedural dhe sfidat e mundshme. Kjo analizë ofron një pasqyrë të garancive kushtetuese, përparimin e Kosovës në zbatimin e tyre dhe kërkesat e mundshme për Kosovën, para ose pas anëtarësimit në KE.