EURONEWS: KUSH DO T’I FITOJË ZGJEDHJET NË KOSOVË?

Rrjeti televiziv evropian i lajmeve, Euronews, i ka kushtuar sot vëmendje zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

Euronews raporton se “anketat e opinionit aktualisht sugjerojnë se asnjë parti nuk do të marrë mbështetje të mjaftueshme në zgjedhjet e së dielës për të formuar e vetme qeverinë”.

“Ky rezultat”, sipas rrjetit televiziv të lajmeve, “pritet të çojë në bisedime të zgjatura për koalicione”.

Hulumtuesi i Institutit Italian për Studime të Politikave Ndërkombëtare, Giorgio Fruscione, ka thënë për Euronews se pret koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“I vetmi koalicion që pres të formohet është ai ndërmjet nacionalistëve majtistë dhe LDK’së, nëse ata gjejnë konsensus për një emër (për kryeministër)”, ka thënë Fruscione.

Ndërkaq, Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, ka thënë për Euronews se “rezultati (i zgjedhjeve) është i vështirë për t’u parashikuar”.

Sipas tij, “ai do të varet në masë të madhe nga pjesëmarrja në votim”.

“Partitë në pushtet me gjasë do të humbin në përballje me opozitën, por duhet të shohim se si do të formohet koalicioni”, ka shtuar ai.

Burimi: https://insajderi.com/euronews-kush-do-ti-fitoje-zgjedhjet-ne-kosove/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]