Thaçi: Për hir të vizave nuk mund t’u japim autonomi serbëve

(E plotësuar) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se për liberalizim të vizave nuk do të lejojnë që brenda Kosovës të ketë Republikë Serbe.

Ai u shpreh se për hir të liberalizimit të vizave nuk mund të japin as autonomi serbëve e as asociacion, ndërsa tha se për këtë nuk do të largojnë as taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Këto komente ai i bëri në konferencën “20 vjet pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave.

Thaçi tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave dhe se mos liberalizimi i vizave po ndodh për shkak të paaftësisë së shteteve anëtare për të marrë këtë vendim.

Thaçi: Për hir të liberalizimit të vizave nuk mund të japim autonomi serbëve, as asociacion

“Në këtë situatë që jemi kemi një konflikt të ngrirë me Serbinë, kemi një status-quo që për mua paraqet një regres, ndërsa në anën tjetër pretendohet që në kuadër të këtyre zhvillimeve hajde shkojmë tash me një mundësi për një autonomi të serbëve në veri apo një asociacion. Qëndrimi im si president i Kosovës është ky, as nuk do të ketë autonomi, as nuk do të ketë në asnjë rrethanë asociacion çfarëdo që të jetë ai. Pse, sepse ajo do të nënkuptonte një republikë serbe brenda territorit të Kosovës, çfarëdo emri që mund ta ketë ai asociacion. Unë vetë jam pajtuar që të ndodhë diçka e tillë më herët duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por gjërat kanë ndryshuar, në atë koha ka pasur mundësi që Serbia ta njeh Kosovën. Por, tash për hir të liberalizimit të vizave ne nuk mund të japim as autonomi serbëve as asociacion. Besa edhe tarifat duhet të mbeten në fuqi, kushdo që tash mund të bëjë ndonjë fiskulturë politike, tash duhet të sillemi si vend sovran siç jemi sjell edhe më herët përballë Serbisë. Cila duhet të jetë e ardhmja jonë, natyrisht është NATO dhe BE, por BE duhet t’i hapë dyert për neve dhe jo t’i mbyllë, jo të na izolojë dhe kjo po ndodh”, deklaroi ai.

Presidenti Thaçi teksa ka folur për dialogun, tha se më e mira do të ishte që Serbia ta njohë Kosovën, por sipas tij një gjë e tillë nuk po ndodh pasi Beogradi zyrtar ka një orientim tjetër sa i përket vlerave euroatlantike dhe nuk ka presion ndërkombëtar të fuqishëm që ta bindë për ta njohur Kosovën.

Ndërsa ka folur për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes dy vendeve, ai tha se pa një marrëveshje përfundimtare Kosova dhe Serbia do të stagnojnë në të ardhmen evropiane.

Thaçi deklaroi se pa u arritur uniteti i qëndrueshëm funksional mes shteteve të Quintit nuk mendon se do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy shteteve.

Thaçi: Si do të na njohin 5 vendet e BE-së pa arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi

“Ata kritikët që janë për dialogun le të ma thonë se si do të na njohin 5 vendet e BE-së pa arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi, gjithëpërfshirëse me njohje reciproke. Deri tash e 11 vjet askush, as evropianët e as nga SHBA-të nuk e ka gjetur zgjidhjen, atë formulë, atë rrugë që ato shtete të na njohin me gjithë përpjekjet. Prandaj, le t’i ndihmojmë vetvetes ne për të prodhuar pozitive edhe për SHBA-të dhe për BE-në. Marrëveshja Kosovë Serbi ndihmon edhe Uashingtonin, edhe Brukselin, me na hap rrugën, le t’i kryejmë ne detyrat e shtëpisë dhe pastaj hapen rrugët si politike, siguri, diplomaci, ekonomi, bëhemi pjesë e votës euroatlantike. Përndryshe kështu kemi mbetur të izoluar, unë e theksova shumë qartë sa i përket liberalizimit të vizave është diskriminim për Kosovën që po ndodh, është e padrejtë, nuk është faji ynë, është i atyre që nuk po krijojnë një unitet brenda shteteve anëtare të BE-së dhe tash vijnë me propozime hiqe tarifën ndoshta këqyrim për viza, hajde silleni një asociacion ndoshta këqyrim për viza, jo për viza nuk duhet me u ndërlidh këto çështje. Nëse nuk arrijnë Kosova dhe Serbia marrëveshje si ta bindim ne Rusinë të heqë veton në Këshillin e Sigurimit, Kosova nuk e ka atë fuqi, nuk e di edhe partnerët tanë se si do të mund të arrijnë të bindin Rusinë që të heqin veton”, tha ai.

Kreu i shtetit ka folur edhe për takimin e Berlinit, që sipas tij ka qenë një zhgënjim i madh. Ai tha se ka qenë zhgënjim pasi që nuk ka ndodhur një përafrim për t’u hequr kushti i Serbisë për të vazhduar dialogu. Ndërsa, arsyeja tjetër pse për të ka qenë zhgënjyes, ai tha se nuk kishte ndodhur një koordinim i plotë me SHBA-të.

Ndërkaq, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Departamentin Amerikan të shtetit, Susan Falatko, tha se Kosova duhet të suspendojë taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës që të vazhdohet dialogu. Ajo tha se shohin një mundësi historike që të arrihet një marrëveshje që bazohet në njohje reciproke.

Falatko: U bëjmë thirrje liderëve të Kosovës që të tregojnë kurajë duke e suspenduar tarifën

“SHBA-të kurrë nuk do të kërkonin t’i detyronin palët që ta pranojnë një marrëveshje të keqe, por ne nuk mund të kërkojmë më shumë sesa që kërkon Kosova. Është më rëndësi që udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë ta kapin këtë qastë që ta gjejnë trenin e përbashkët të sigurojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që siguron paqe dhe qëndrueshmëri afatgjate. Pa një dialog nuk do të arrini marrëveshje. U bëjmë thirrje liderëve të Kosovës që të tregojnë kurajë dhe lidership duke e suspenduar tarifën, gjithashtu i bëjmë thirrje Serbisë që të tregojë fleksibilitet që të ndihmojë që të gjendet një rrugë që t’u kthehen negociatave. Këta hapa janë të domosdoshëm që të zvogëlohen tensionet dhe të rritet besimi i ndërsjellët që është vendimtar për arritjen e një marrëveshje. Normalizimi i marrëdhënieve që ka mbetur i bllokuar nga këto mosmarrëveshje i pengon qytetarët e Kosovës dhe të a rdhmen e tyre. Liderët në Prishtinë dhe në Beograd u kanë borxh qytetarëve që të punojnë për një të ardhme më të mirë që ne besojmë që kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse që bazohet në njohjen e ndërsjellë”, tha ajo.

Falatko tha se SHBA-të do të vazhdojë t’i mbështesin, por që deklaroi se puna, kompromisi dhe zgjidhja duhet të jetë e institucioneve të të dyja vendeve.

Sa i përket samitit të Parisit, ajo tha se pa një lëvizje në çështjen e taksës nuk e di se çka do të ndodhë në këtë samit.

E pyetur se a kanë një kornizë kohore dy shtetet për të gjetur një marrëveshje, Falatko tha se nuk mund të caktojnë afate kohore pasi është një çështje politike.

Pezullim të taksës ka kërkuar edhe drejtori i përgjithshëm për marrëdhënie evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Niels Engelschion, i cili tha se me suspendimin e saj do t’i jepej edhe një mundësi dialogut mes dy shteteve. 

Engelschion: Të suspendohet taksa dhe t’i jepet mundësi dialogut

“Kosova duhet të përmbahet nga hapat provokativ dhe të fillojë me dialogun të lehtësuar nga BE-ja. Kompromisi do të nevojitet nga të dyja palët dhe vetëm kompromisi nuk është shenjë e dobësisë, por është shenjë e fuqisë. Në mënyrë që të përfundojë në mënyrë të suksesshme dialogu, kjo do t’iu ofrojë mundësi të reja dhe dyer të hapura të cilat siç janë të mbyllura. Shumë e kanë parë vitin 2019 si mundësi që të arrihet një kompromis i pranueshëm, unë e kuptoj që shumica dërrmuese e qytetarëve e mbështet këtë dialog. Porosia kryesore duhet të jetë që njerëzit duan të kenë ndryshim dhe vazhdimi i status-qou nuk është opsion. Veprimet unitalerale të dyja palëve duke përfshi edhe tarifat e Kosovës për mallrat serbe dhe boshnjake e bëjnë shumë të vështirë për arritjen e një përparimi në dialog. Kjo tarifë, unë mendoj që të suspendohet kjo taksë dhe shpresoj që të gjitha palët sa më parë që t ë jetë e mundur t’i japin një rast dialogut që të arrijë sukses”, tha ai. 

Thaçi: Nuk i heqim taksat e as se bëjmë asociacionin për liberalizim të vizave

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se për liberalizim të vizave nuk do të lejojnë që brenda Kosovës të ketë Republikë Serbe.

Këto komente ai i ka bërë në konferencën “20 vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave.

“Jemi duke kaluar në një fazë të një udhëkryqe që duhet të marrim edhe vendime jo të lehta. Kosova është një storie e suksesit por nuk është e përfunduar. Pse nuk është e përfunduar, ende 5 shtetet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, aspirata jonë është anëtarësimi. Ende nuk kemi arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ende nuk jemi anëtarësuar në OKB ku kemi një veto nga Rusia. Ndërsa, nuk shihet në horizont ndonjë faktor që mund ta bind Rusinë që ta heq veton që Kosova të anëtarësohet. Kemi sfidat tona të brendshme, por që kemi bërë progres qoftë në rend dhe ligj, qoftë me themelimin e ushtrisë së Kosovës. Po ndodh ajo që nuk do të duhej të ndodhte, sot be ka mbyllur dyert për Kosovën, ne kemi përmbushur të gjitha kriteret, tash e tri vite është dhënë rekomandimi për viza dhe nuk ka vendim. Jo me fajin tonë ky izolim, por nga paaftësia e shteteve anëtare për të marrë vendim për liberalizim të vi zave. Të gjitha kriteret i kemi përmbushur, edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha ai.

Thaçi tha se për 20 vite bashkësia ndërkombëtare e ka pasur drejtësinë në Kosovë dhe sipas tij, tash 20 vite atë që nuk e kanë bërë ata, kërkojnë ta bëjnë institucionet e Kosovës.

 Sa i përket dialogut, Thaçi tha se më e mira do të ishte që Serbia ta njeh Kosovën, por nuk ka presion ndërkombëtar.

“Nuk është e lehtë të arrihet paqe me një armik, por nuk ka alternativë tjetër. Natyrisht ka pasur zëra edhe në Beograd edhe në Prishtinë, vendet kryesore të botës perëndimore ShBA, Britania, Franca, nuk kanë pasur një qëndrim koherent për këtë proces. Mesazhi im ka qenë që kur politika e shteteve të Quintit është bashkë edhe politika e Kosovës është bashkë. Qëndrimi im, as nuk do të ketë autonomi dhe nuk do të ketë asociacion, sepse ajo do të nënkuptonte një Republikë serbe brenda Kosovës. Po unë vet jam pajtuar më herët që të ndodh diçka e tillë, por kanë ndryshuar rrethanat. Për hir të liberalizimit të vizave nuk mund t’i japim Asociacion, edhe taksa duhet të mbetet në fuqi. E ardhmja jonë është në Ee dhe NATO”, tha ai.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Departamentin Amerikan të shtetit, Susan Falatko, deklaroi se taksa ndaj Serbisë duhet të pezullohet që t’i ipet mundësi mundësi dialogut.

“Sot Kosova ka një zgjedhje për të bërë, një mund të dërgoj në paqe dhe rrugë tjetër provokimeve, hakmarrjes dhe rritjes së izolimit ky është shansi i Kosovës. Kjo kërkon normalizim të marrëdhënieve me shtetin serb. Normalizimi do ta zhbllokojë rrugën e Kosovës. 20 vite pas ndërhyrjes së NATO-s  duhet ta shohim të ardhmen. Ne kemi një vizion të përbashkët se si mund ta realizojmë këtë. Edhe mes miqve më të ngushtë ndodhin keqkuptime. ShBA e kanë bërë të qartë që me durim dhe ne shohim një mundësi historike që të arrihet një marrëveshje. Ne do ta shqyrtojmë çdo marrëveshje që rrit stabilitetin rajonal. Do të vazhdojmë t’i mbështesim palët. Shba kurrë nuk do të kërkonin që t’i detyronin palët që të nënshkruajnë një marrëveshje të keqe. Udhëheqësit e të dy vendeve duhet të kapin momentin, pa një dialog nuk do të arrini marrëveshje. U bëjmë thirrje liderëve të Kosovës duke suspenduar tarifa t, po ashtu i bëjmë thirrje Serbisë që të gjejnë një rrugë që t’i kthehen dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve që ka mbetur i bllokuar nga këto probleme. Duhet ta mbaroni punën që keni filluar me pavarësinë. Ne do t’iu mbështesim, por puna, kompromisi dhe zgjidhja duhet të jetë e juaja”, tha ajo.

Burimi: https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1093986/thaci-per-hir-te-vizave-nuk-mund-tu-japim-autonomi-serbeve/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]