Balkans Group organised the first edition of the 2022 Executive Programme “Youth in Politics: Governance and Political Systems”

17 – 20 maj 2022

Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e dytë të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike” 2022. Tridhjetë e shtatë anëtarë të rinj të të gjitha partive politike morën pjesë në një trajnim intensiv për të mësuar tema dhe shkathtësi të reja. Pjesëmarrësit ishin nga komuna të ndryshme.

Fjalën hyrëse e mbajti Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl, i cili theksoi se ‘’Vlen të përmendet se fillimi i këtij trajnimi përkon me Ditën e Kushtetutës së Norvegjisë, e cila festohet si ditë kombëtare. Kjo ditë në Norvegji festohet jo me parada ushtarake, por me parada paqësore të fëmijëve dhe qytetarëve, ndërsa marshojnë me muzikë dhe flamuj. E njëjta rëndësi duhet t’i kushtohet Kushtetutës në Kosovë dhe se është thelbësore që brezat e rinj të shfaqin besimin dhe mbështetjen e tyre për demokracinë dhe rendin kushtetues.’’

Trajnimi përfshiu lëndë si: Integrimi Evropian, Bashkëpunimi rajonal dhe dialogu Kosovë-Serbi, Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit, Zhvillimi Ekonomik, Politikat Arsimore, Politikat Shëndetësore dhe Përfshirja Gjinore dhe Sociale. Lëndët u ligjeruan nga profesionist të lamive.

Pjesëmarrësve iu ofrua ekspertizë dhe angazhim në aktivitete ndërvepruese si: zhvillimin e aftësive në ciklin e politikave, komunikimin me akterë të ndryshëm, konceptimin e dokumenteve të politikave dhe shpërndarjen e tyre, simulimin e negociatave dhe dialogut, hartimin e memorandumeve dhe të menduarit kritik e konceptual.

Si pjesë e Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në politikë”, Grupi për Ballkan organizoi dy vizita studimore, njërën në Ministrinë e Administrimit të Pushteti Lokal, ku të rinjtë u pritën nga Avdulah Djesevic,  Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Diellor Gashi, Drejtor i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale. Vizita e dytë u realizua në Institucionin e Avokatit të Popullit, ku z. Naim Qelaj, Avokat i Popullit,  priti në takim grupin e të rinjëve, të cilët u informuan për rolin dhe mandatin e Avokatit të Popullit, si dhe cilat janë kompetencat dhe përgjegjësitë që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Komponenti “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”. Programi i Grupit për Ballkan “Të rinjtë në politikë”, mundohet t’iu ofrojë të rinjve dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një mundësi për të zhvilluar aftësi praktike për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre në politikë.

Projekti është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]