Grupi për Ballkan ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Qëllimi i këtij memorandumi është që të mbështesë dhe forcojë institucionet e Republikës së Kosovës, siç janë Qeveria e Kosovës, Kryeministri, Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Zëvendës Kryeministrit për Integrime Evropiane dhe Koordinatori për dialogun me Serbinë nën kornizën “Mbështetja e paqes dhe agjendës së ndërtimit të shtetit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën”. Veprimet brenda këtij Memorandumi përfshijnë mbështetjen e ekspertëve të nivelit të lartë në procesin e dialogut dhe sigurimin e përfshirjes së institucioneve të tjera.
