Në Kosovë, partitë politike nuk po arrijnë të gjejnë një zgjidhje për formimin e institucioneve, edhe më shumë se katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Për analistin e Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti, qëndrimet e betonuara të partive politike janë duke e dëmtuar demokracinë e vendit. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ai thotë se presidentja duhet të shtojë trysninë ndaj partive politike për të gjetur më shpejt një zgjidhje.
