Lansimi i platformës dialogu-info.com

16 mars 2021

Grupi për Ballkan,  ka mbajtur ceremoninë e lansimit të platformës dialogu-info.com me datë 16 mars 2021, e cila i kushtohet informimit të qytetarëve lidhur me marrëveshjet e arritura dhe procesin e dialogut Kosovë- Serbi.

Në këtë takim, që u mbajt online, ishte e pranishme Zv. Ambasadorja e Norvegjisë në Kosovë Znj. Jenny Stenberg Sǿ?rvold, e cila foli për rëndësinë e platformës si një projekt i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë. Në ceremoni poashtu morën pjesë edhe përfaqësues nga organizatat joqeveritare vendore si dhe të rinjtë.

Qëllimi i këtij takimi, ishte prezantimi i komponentëve kryesore të platformës dhe informimi i pjesëmarrësve lidhur me qasjen në informacionin që platforma ofron.

Pjesëmarrësit patën mundësi të shohin edhe disa nga videot që janë shpjegim i thjeshtësuar i marrëveshjeve konkrete, respektivisht videon për marrëveshjen e Telekomit, atë të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, videon e Drejtësisë si dhe videon hyrëse të dialogut.

Një pjesë e kësaj ceremonie u transmetua edhe live në faqen e Facebook-ut të Grupit për Ballkan për t’iu mundësuar qasje edhe palëve të tjera të interesuara.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]