Punëtori: “Diskutim me ekspert lidhur me procesin e Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë”

23 Shtator 2020 – Grupi për Ballkan ka mbajtur një punëtori për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ekspertët e fushës. Ky diskutim mbi të gjitha është fokusuar në zhvillimin e web platformës të cilën Grupi për Ballkan do ta lançoj e që synon rritjen e përfshirjes dhe informimit të qytetarëve sa i përket procesit të dialogut.

Platforma synon të bëhet burimi primar i informimit të qytetarëve lidhur me dialogun dhe është e ndërtuar mbi parimin e thjeshtësisë dhe atë të ofrimit të shumë niveleve të informimit. Grupi për Ballkan është përkushtuar në të krijuarit e përmbajtjeve të paanshme dhe të verifikuara që do të mundësojnë përshkrim faktual të marrëveshjeve dhe dialogut, dhe për këtë arsye po zhvillon konsultime me ekspertë të profileve dhe etnive të ndryshme.

Gjatë punëtorisë, ekspertëve i’u është paraqitur përmbajtja e platformës, duke inkurajuar diskutim dhe analizim të së njëjtës. Prej ekspertëve më tej është kërkuar të kontribuojnë në paanshmërinë dhe saktësinë e informacionit.

Pjesëmarrësit e përshëndetën iniciativën e BPRG-së duke e cilësuar një projekt të rëndësishëm dhe të nevojshëm, prej të cilit do të përfitojnë qytetarët që deri tashmë e kanë njehur vetën të përjashtuar nga ky proces. Ata më tej e kanë ngritur nevojën për fokusim në sfidat që ende janë prezente dhe që pengojnë implementimin e marrëveshjeve konkrete dhe pamundësojnë arritjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”, pjesë e një prej shtyllave të bashkëpunimit rajonal që synon të promovojë dhe të mbështes procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky aktivitet u financua nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]