Punëtori online: “Diskutim lidhur me Dialogun e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë”

24 korrik 2020 – Grupi për Ballkan ka mbajtur punëtorinë për dialogun teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, me qytetarët e Mitrovicës së Veriut. Përmes kësaj punëtorie, BPRG ka synuar rritjen e pjesëmarrjes dhe informimit të qytetarëve sa i përket procesit të dialogut.

Fillimisht, studentët morën narrativet të disa prej marrëveshjeve, duke inkurajuar diskutim rreth përmbajtjes së tyre. Secila prej narrativeve ka paraqitur një përmbledhje të shkurtër të marrëveshjes së caktuar, duke u fokusuar në tri segmente kryesore: një hyrje të marrëveshjes, shkallën e implementimit si dhe sfidat dhe përparësitë.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë idetë dhe mendimet e tyre lidhur me përmbajtjen e materialeve të caktuara, dhe të kontribuojnë në ngritjen e paanshmërisë së të njëjtave.

Qytetarët e përshëndetën iniciativën e BPRG-së për rritjen e përfshirjes dhe informimit të tyre në këtë proces dhe theksuan nevojën e fokusimit në efektet dhe sfidat e përditshme me të cilat qytetaret përballen (varësisht nga etnia) si rezultat i progresit të pamjaftueshëm drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Gjatë punëtorisë, atyre i’u është kërkuar poashtu plotësimi i një pyetësori online, i cili kishte për qëllim të inkurajonte studentët në të menduarit dhe shprehjen e opinioneve lidhur me dialogun, në mënyrë plotësisht anonime.

Të gjeturat e pyetësorit na ndihmuan të kuptojmë se pjesëmarrësit ishin pjesërisht të informuar lidhur me dialogun, dhe burimet primare të informimit të tyre ishin rrjetet sociale dhe artikujt apo shkrimet akademike.

“Qëllimi i marrëveshjes” dhe “Shkalla e implementimit” u identifikuan si komponentët kryesore të marrëveshjes për të cilat publiku i gjerë ka nevojë të informohet.

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”, pjesë e njërës nga shtyllat e bashkëpunimit rajonal që synon të promovojë dhe të mbështes procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky aktivitet u financua nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]