Forumi Rajonal për Arsimim dhe Hulumtim në Rajonin e Ballkanit Perëndimor: Një vlerësim i përvojave të shteteve dhe performancës së tyre në programet e financuara nga BE-ja (Shqipëria, Kosova dhe Serbia)

22 shkurt 2019 – Lëvizja Evropiane në Shqipëri (kryesues) në bashkëpunim me Grupin për Ballkan dhe Lëvizjen Evropiane në Novi Sad organizuan konferencën “Forumi Rajonal për Arsimim dhe Hulumtim në Rajonin e Ballkanit Perëndimor: Një vlerësim i përvojave të shteteve dhe performancës së tyre në programet e financuara nga BE-ja”, mbështetur nga Fondi për Ballkanin Perëndimor.

Të gjeturat e raportit u prezantuan nga Elda Zotaj nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri, Gresa Statovci, eksperte e kontraktuar nga Grupi për Ballkan, dhe Nikola Bozic nga Lëvizja Evropiane Novi Sad në Serbi.  Studimi vlerësoi kapacitetin e institucioneve post universitare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi për të përvetësuar fondet e BE-së për programet arsimore, hulumtuese dhe shkencore. Përmes një qasje krahasuese, ky studim ka synuar që të ofroi një pasqyrë mbi gjendjen në fushën e arsimit dhe hulumtimit shkencor në Ballkanin Perëndimor.

Gresa Statovci prezantoi të gjeturat si dhe rekomandime kyçe në rastin e Kosovës. Të gjeturat tregojnë se hulumtimet shkencore në Kosovë financohen kryesisht nga Qeveria e Kosovës. Megjithëse Ligji Nr.04/L-135 për veprimtari kërkimore dhe shkencore parasheh që shpenzimet për kërkime shkencore të arrijnë të paktën 0.7% të shpenzimet të përgjithshme qeveritare, të cilat në realitet arrijnë vetëm 0.1%. Në bazë të gjetjeve sfidat kryesore të Universitetit të Prishtinës (UP) përfshijnë numrin e lartë të studentëve, infrastrukturën e dobët, mungesën e avancimit profesional dhe mungesën e literaturës.

Paneli i dytë i përbërë nga Robert Dumi nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri; Ingrid Jushi nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë; Lek Sokoli, Zëvendës Rektor i Universitetit të Durrësit; dhe Elona Karafili, Zëvendës Rektore në Universitetin Polis në Shqipëri, trajtuan sfidat kryesore lidhur me përvetësimin e fondeve të BE-së për hulumtim, arsim dhe zhvillim në Shqipëri. Diskutimet me përfaqësues nga universitetet publike dhe private u përqendruan në mundësitë e financimit të hulumtimit dhe rolin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Shqipëri.

Konferenca u përmbyll me një punëtori me përfaqësues të akademisë, universiteteve  dhe hulumtues nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Në këtë punëtori, pjesëmarrësit u njoftuan më detajisht rreth mundësive dhe programeve të financimit në nivelin rajonal dhe më gjerë, në veçanti për programet Horizon 2020, COST dhe Erasmus+. Po ashtu, përfituesit e granteve të këtyre programeve ndanë përvojat e tyre me pjesëmarrësit e tjerë. Në mënyrë të ngjashme, u prezantuan partneritetet dhe bashkëpunimet në mes institucioneve kërkimore dhe ekspertëve të rajonit si dhe u diskutua mbi iniciativat dhe partneritetet e përbashkëta në të ardhmen të cilat kanë për qëllim ndërveprimin dhe rrjetëzimin.

Kjo ngjarje mblodhi hulumtues si dhe përfaqësues nga institucionet shtetërore, universitetet, organizatat jo-qeveritare si dhe institutet hulumtuese nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]