Kuvendi i Kosovës: Përmirësimi i Performancës kërkon Rishikimin e Rregullores së Punës

14 prill 2020 – Raporti i ri i Grupit për Ballkan për Rregulloren e Punës së Kuvendit shqyrton aspektet kryesore të saj, por kryesisht ato të anashkaluara të cilat kanë kontribuar që Kuvendi i Kosovës të mos përmbushë mandatin e tij. Raporti analizon se si përkufizimet e pasakta, proceset e paqarta dhe mungesa e një rregullore të avansuar e kanë penguar Kuvendin të përmbushë rolin e tij legjislativ. Poashtu raporti jep rekomandime konkrete për të adresuar ato boshllëqe.

Raporti, Përmisimi i Performanës kërkon Rishikimin e Rregullores së Punës ofron një analizë të krizave politike që kanë ardhur dhe vazhdojnë të vinë nga Rregullorja e Punës që është aktualisht në fuqi. Rishikimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i saj do të shmang bllokimet kushtetuese si ato të vitit 2014 dhe 2017, të cilat në fakt ishin bërë të mundshme vetëm me rregulloren ekzistuese. Raporti gjithashtu shqyrton kufizimet ekzistuese kushtetuese të vendosura nga Gjykata Kushtetuese në ndërhyrjet e saj.

Rregullorja e tanishme e Punës në përdorim që nga viti 2010 dhe draft rregullorja e vitit 2018 vlerësohen në kontekstin e mungesës së efikasitetit legjislativ të Kuvendit.

Raporti trajton një numër të çështjeve të rëndësishme që, pasi të adresohen, do të thjeshtësonin shumë punën e Kuvendit dhe do ta bënin punën e ligjvënësve më produktive, rritë efikasitetin dhe krijon kushte për bërjen e ligjeve më të mira. Analiza fokusohet në katër qështjet kryesore, si:

1) Zgjedhja, kompetencat dhe Struktura e Presidencës;
2) Procedurat legjëvënëse;
3) Mbikëqyrja e Qeverisë; dhe
4) Përgjegjësitë e deputetëve

Raporti ofron rekomandime konkrete, të sintetizuara me analizën e temave të njejta, duke tërhequr paralele me dhe marrë shembuj me shtetet rajonale dhe evropiane.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]