Gazeta Blic: “Pozita dhe opozita kanë vullnet për dialog”

Drejtori ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, ka bërë me dije se pozita dhe opozita kanë vullnet për dialog rreth çështjeve të rëndësishme për vendin.

Rashiti, i cili që një vit është duke e ndërmjetësuar dialogun politik mes palëve, ka thënë se pozita dhe opozita i kanë qetësuar raportet mes tyre. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se në këto takime palët i diskutojnë qëndrimet e njëra-tjetrës.

Sipas Rashitit, sforcimi i qëndrimeve të subjekteve politike rreth demarkacionit ka ndikuar që të mos ketë kompromis rreth kësaj çështje. “Ajo që mund të them unë, është se takimet e subjekteve politike, të cilat në fillim kanë qenë shumë të vështira, duke na marrë kohë për t’i bindur palët që të ulen në tryezë, kanë ndikuar në relaksimin e marrëdhënieve mes palëve. Në këto takime janë diskutuar lirshëm të gjitha temat e vështira dhe të lehta, pozicionet dhe qëndrimet e palëve. Pra, ka pasur më shumë mirëkuptim për qëndrimet e njëra-tjetrës”, ka thënë Rashiti.

Burimi: http://gazetablic.com/pozita-dhe-opozita-kane-vullnet-per-dialog/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]