Gazeta Blic: Për shkak të zgjedhjeve dialogu me Serbinë nën hijen

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ngecur tash e sa kohë dhe kjo gjendje do të vazhdojë përderisa nuk përfundojnë proceset zgjedhore në të dyja vendet, vlerësojnë analistët e çështjeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Megjithatë, sipas tyre, zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash, do të ishte i dobishëm për të dyja vendet, pavarësisht se kur ka procese zgjedhore, për dialogun kryesisht nuk flitet fare.

Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, thotë se që nga viti i kaluar, praktikisht dialogu ka pushuar, ndërkohë që e gjithë kjo periudhë është përcjellë me situata të tensionuara dhe me zhvillime të shumta në Kosovë dhe në Serbi. Rashiti nuk pret që dialogu të nisë gjatë këtij viti, përveç mundësisë që të mbahen disa takime të liderëve të dy vendeve.

Burimi: http://gazetablic.com/per-shkak-te-zgjedhjeve-dialogu-serbine-nen-hijen/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]