Naim Rashiti në një prenocim për Gazetën Express bëri të ditur që kjo inciativë ka si për qëllim që të punohet për ndërtimin e një platorme për dialog dhe pune të përbashkët për zgjidhjen e çështjen së Demarkacionit.
Në lidhje me takimin e ditës së kaluar Rashiti tha se gjatë takimit nuk ka patur tensione dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë debatuar profesionalisht. Ndërkohë ai pranoi se palët i kanë ruajtur qëndrimet e tyre për Demarkacionin por të gjithë kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të treguar vullnet për krijimin e parakushteve të një dialogu stabil ndërmjet partive.
Rashiti konfirmoi se takimet do të vazhdojnë në ditët në vijim deri sa të ketë përafrim të qëndrimeve të palëve.