Kanë nisur iniciativa për t’i ulur përreth një tryeze liderët e partive kryesore në pushtet dhe opozitë, në përpjekjen që të mbërrihen konsensusi dhe qasja e përbashkët rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.
Detyrën për ta mbërritur këtë synim e ka marrë Naim Rashiti.
Rashiti është analist në Grupin Ballkanik për Politika dhe të mërkurën ka organizuar turin e katërt të takimeve të përbashkëta ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve politike të koalicionit dhe atyre opozitare, prej kur shtatorin e vjetëm vendi është zhytur në krizë politike.
Ato përcillen nga ambasadorë të vendeve të Quintit dhe nuk janë publike.
Pjesëmarrjen në to, deri tash e ka demonstruar vetëm subjekti kryesor në opozitë, LVV-ja.
Në takimin e së mërkurës që është zhvilluar në një hotel në periferi të kryeqytetit, përfaqësimin më të lartë e ka pasur PDK-ja, parti kjo kryesorja në pushtet.
Në tryezë kanë qenë dy anëtarë kryesie me pozita të larta në Kuvend – Xhavit Haliti, nënkryetar, dhe Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar. LDK-ja, parti që e drejton Qeverinë, është përfaqësuar vetëm nga ministri Arban Abrashi.
Prej partive opozitare, AAK-në e kanë përfaqësuar Ardian Gjini e Blerim Kuçi, ndërsa Nismën Jakup Krasniqi e Bilall Sherifi.
Burimi: https://telegrafi.com/synohet-tryeze-e-lidereve-politike-per-ta-debatuar-demarkacionin/