Analistët thonë se zvogëlimi i ministrive do të ndikojë në ulje të shpenzimeve të buxhetit të Kosovës

Zvogëlimi i numrit të ministrive pos ndikimit në efikasitet e punës së ministrive, do të ndikojë edhe në ulje të shpenzimeve të buxhetit të shtetit. Njohës të çështjeve politike e ekonomike, e vlerësojnë si të nevojshëm zvogëlimin në 12 ministri.

Drejtori ekzekutiv nga organizata joqeveritare “Ballkans Group” në Prishtinë, Naim Rashiti, ka thënë për Ekonomia Online se gradualisht duhet të krijohet ligji për qeverisje dhe të krijohen mirë parametrat sesi do të organizohet çdo qeveri në vijim.

“Duhet të ketë kujdes që mos të rrënojnë sistemin tani, mos të riorganizojnë aq shumë sistemin prej 21 ministri që janë shumë në 12. Duhet të gjinden një mesatare dhe qasja e qeverisjes në Kosovë duhet të jetë sektoriale. Kosovës i mungon zhvillimi në bujqësi, arsim, shëndetësi, ekonomik, tregti, energjetike, ambient dhe ketë këta sektorë duhet të kenë adresë të saktë të përgjegjësisë dhe nuk mund të ngërthejë disa sektorë në një ministri, ku mos të kemi pastaj adresë të qartë”, tha Rashiti.

Rashiti thotë se është shumë me rëndësi të kuptohet se riorganizimi kaq i madh i qeverisë nuk mund të jetë mandat i një qeverie.

“Këta duhet të fillojnë me një qasje racionale me qeverinë e re dhe gradualisht të bëhet ligji për qeverisje dhe të krijohen mirë parametrat sesi do të organizohen çdo qeveri në vijim”, ka thënë Rashiti.

Ndërkaq, Rreze Hoxha nga Instituti për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka thënë se ulja e ministrive, pos ndikimit në efikasitetin e punës së ministrive, ndikimi do të vërehet edhe në buxhet.

Ajo thotë se propozim të tillë e kanë dhënë edhe instituti që ajo i takon, raporton EO.

“Fillimisht qeveria e kaluar me e madhe në Ballkanin Perendimorë, gjë që kuptohet se ka ndikuar në buxhetin e Kosovës, ku edhe e ka dëmtuar rëndë atë. I kemi pasur 21 ministri, 5 zëvendëskryeministra e me shumë se 75 zëvendësministra, që është një numër enorm i tillë ka ndikuar ngeativisht në buxhetin e Kosovës, duke e hargjuar atë pa nevojë”, tha ajo.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dakorduar që qeverisja e ardhshme të ketë 12 ministri.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]