Përparimi i institucioneve kosovare, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal

Projekti ka për qëllim avancimin e Agjendës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet fuqizimit të intsitucioneve dhe bashkëpunimit rajonal, me pjesëmarrjen e të gjitha niveleve të shoqërisë. Projekti dyvjeçar ka në shënjestër një spektër të gjerë të palëve të interesuara që mund të ndikojnë në ndryshime, si shoqëria civile, qeveria, partitë politike dhe mediat. Aktivitetet nxisin dhe promovojnë pjesëmarjen e grave, minoriteteve etnike dhe të rinjëve, në mënyrë që të arrihet fuqizimi përfundimtar i proceseve të vendimarrjes dhe ndërtimi i kulturës së gjithëpërfshirjes. Projekti përbëhet nga tre elemente kryesore: Dialogu Politik, Bashkëpunimi Rajonal dhe Fuqizimi i Kontrolleve dhe Bilanceve.

Aktivitetet e planifikuara parashikojnë tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë, hulumtime, ndërtim të kapaciteteve, ofrim të ekspertizës, ndërtim të partneritetit dhe qasjen në informata.

Qëllimet specifike:

Nxitja e dialogut dhe konsensusit të partive politike, nëpërmjet nxitjes të përfshirjes së grave, të rinjëve dhe shoqërisë civile, dhe edukimit të liderëve të ardhshëm politikë.  Promovimi dhe mbështetja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e dyanëshme ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal përmes përfshirjes së institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile.       Fuqizimi i qeverisjes së mirë dhe i sundimit të ligjit, nëpërmjet hulumtimeve dhe debateve për mangësitë juridike, dhe ndërtimi i harmonisë ndërmjet Kushtetutës, sistemit politik dhe seksioneve qeverisëse.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]