Projekti ka për synim avancimin e Agjendës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet fuqizimit të institucioneve dhe bashkëpunimit rajonal, me pjesëmarrjen e të gjitha niveleve të shoqërisë. Projekti dyvjeçar ka në shënjestër një spektër të gjerë të palëve të interesuara të cilat mund të ndikojnë në ndryshime, si: shoqëria civile, qeveria, partitë politike dhe mediat. Aktivitetet e projektit nxisin dhe promovojnë pjesëmarjen e grave, minoriteteve etnike dhe të rinjëve, në mënyrë që të arrihet fuqizimi përfundimtar i proceseve të vendim-marrjes dhe ndërtimi i kulturës së gjithëpërfshirjes. Projekti përbëhet nga tre elementë kryesorë: Dialogu Politik, Bashkëpunimi Rajonal dhe Fuqizimi i Kontrolleve dhe Bilanceve.
Aktivitetet e planifikuara parashikojnë tryeza te rrumbullakëta të nivelit të lartë, hulumtime, ndërtim të kapaciteteve, ofrim të ekspertizës, ndërtimin e partneritetit dhe qasjen në informata.
Qëllimet specifike:
- Nxitja e dialogut dhe konsensusit të partive politike, nëpërmjet nxitjes së përfshirjes së grave, të rinjëve dhe shoqërisë civile, dhe edukimit të liderëve të ardhshëm politikë.
- Promovimi dhe mbështetja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet e dyanëshme ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal përmes përfshirjes së institucioneve, mediave dhe shoqërisë civile. .
- Fuqizimi i qeverisjes së mirë dhe i sundimit të ligjit, nëpërmjet hulumtimeve dhe debateve për mangësi juridike, dhe ndërtimi i harmonisë ndërmjet Kushtetutës, sistemit politik dhe sektorëve qeveritarë.